Informaliteti godet clubet e mëdha në Tiranë! Mbyllet 'The Code', gjobë Loli-t dhe Cavalieros

TIRANE - Mbyllet një ndër clubet më të frekuentuar të jetës së natës në zonën e ish-bllokut , "The Code", si dhe gjobiten dy clube të tjera të njohura, në shkelje të legjislacionit tatimor, për moslëshim kuponi dhe punonëtorë të padeklaruar, Loli Pop dhe Cavaliero. Lajmin e ka bërë publik zv.kryeministri Erion Braçe, ku thotë se dje grupet e organeve fiskale kontrolluan klubet e mëdha në Tiranë. Thëe Code u mbyll pasi u gjet në shkelje të përsëritur të mos lëshimit të kuponiëve tatimorë, dhe me punëtorë në 'të zezë'. Ndërsa lokalet e tjera, u kapën me shkelje për hërë të parë, ndaj është marrë vetëm masë gjobe dhe 

"Lolli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit të transaksioneve përmes kuponit tatimor si dhe me dy punëtorë në të zezë, të pa deklaruar

The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e përsëritur të mos dokumentimit të transaksioneve përmes kuponit tatimor si dhe një punëtor në të zezë, të padeklaruar. The Code për këto shkelje u mbyll dhe punonjësit e organeve fiskale vendosën masën e bllokimit të aktivitetit.

Cavalliero pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumetimit të transaksioneve përmes kuponit tatimor dhe mori gjobën respektive sipas ligjit",
shkruan Brace.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka edhe një thirrje: "Bëjeni biznesin të ligjshëm, punoni fort dhe me faturë tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet. Është krim një skllavëri e tillë, nuk i bëhet më një qenie humane kjo, nuk do e tolërojmë"

Braçe thotë se aksionet anti-informalitet nuk kanë ikur me verën, por se do të vijojnë gjatë gjithë kohës.

"Evazioni fiskal është pabarazi, punëtorët në të zezë është skllavëri. Nuk kemi ikur kund, nuk ikëm me verën. Jemi këtu, në punë e në përputhje me ligjin, kundër evazionit dhe kundër skllavërisë në punë", shkruan Braçe.

Këto nuk janë ndëshkimet e para tek subjektet e ashtuquajtura VIP, por që brenda pak orësh subjektet e mbyllura janë rihapur me vendim gjykate, për këto arsye po ndryshohet edhe ligji për procedurat tatimore. Sipas Tatimeve është propozuar që subjektet që konstatohen në shkelje të për mos lëshim të kuponit hera e dytë do i bllokohet aktiviteti pa afat, deri në shlyerjen e detyrimit dhe jo më 30 ditë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • biznesi i mesem: 19/10/2019 22:48

    Si nuk mendon njehere shteti qe vete kamarieri nuk ka prere fature, mbase nga harresa dhe mbase nga qellimi per te vjedhur pagesen e klientit? pra veprimin e nje personi te punesuar, ja ngarkojne nje biznesi te tere. Te jeni te sigurte qe bizneset e bllokuara i ka c'deklaruar punonjesit menjehere.. pra shteti ka lene pa pune gjithe ata njerez. Nuk ka politika shteterore si te ndihmojne biznesin dhe shtresen e mesme te qendroje ne kembe.

    Përgjigju
  • Bruce: 19/10/2019 20:09

    Nuk behet shteti keshtu mor zoteri, sikur jeni ne gjendje lufte me biznesin. Besoj eshte urdher i oligarkeve te pastroni tregun dhe te mbetet ne shqiperi vetem rraca e politikaneve te felliqur dhe rraca e urryer oligarkeve. Ky eshte pastrim etnik i shqiperise, dhe plani do vazhdoje me mbushjen e shqiperise me sirian e afrikan.

    Përgjigju
  • Niku: 19/10/2019 19:24

    Hajdut xhepash ishe dhe hajdut xhepash ngele.Perseri ne xhepat e dikujt por me nje ndryshim.Tani je hajdut i mbrojtur nga kryehajduti.

    Përgjigju
  • Miku: 19/10/2019 16:38

    A ju keni pjerdhur, merret zevendes kryeministri me klubet e nates, dmth shteti ka mor fun.

    Përgjigju
  • ani: 19/10/2019 15:12

    pse nuk i bien Cinko Kavalit dhe Lul pronarit qe shet drog, apo se mbrohet nga shteti, por i bien Lolit dhe Kavaljeros dhe Kodit qe kan 1 jete qe funksjinojne Fairy

    Përgjigju
  • Drejtesi: 19/10/2019 13:52

    Pse nuk bllokon dhe shtetin qe eshte punedhenesi me i madh, sepse dhe shteti nuk i paguan sigurimet per punonjesit e vet. Pra sipas llogjikes tuaj i bie te jene skllever dhe punonjesit e shtetit, dhe rrjedhimisht dhe ju qe jeni ne drejtim duhet te shkoni ne BURG.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet