Lajmet e bujshme, të cilat pushtuan mediat serbe me foto të presidentes kroate në të cilat ajo shfaqej në pozicione provokuese kanë marrë fund. 

Kryeredaktori i gazetës serbe “Informer” ka dalë në një konferencë për mediat ku ka sqaruar se të gjitha fotot e publikuara nuk janë të presidentes Kolinda Grabar Kitaroviç, por janë të një pornostareje. 

Dragan Vuçeçiç ka kërkuar falje për fotot e publikuara të cilat mendohej se ishin të presidents.

Lajmet e publikuara përmbanin foto të një gruaje që ngjasonte me presidenten kroate dhe ajo shfaqej në pozicione intime me të dashurin e saj që mendohej të ishte një biznesmen i cili merrej me pasuri të patundëshme.

Po ashtu mediat serbe kishin paralajmëruar për një video në të cilën shfaqej presidential dhe se fotot e publikuara ishin marrë pikërisht nga videoja e cila ishte xhiruar në apartamentin e të dashurit të presidents me të cilin ajo bashkëjetonte. Vuçeçiç ka kërkuar falje për të gjitha fotot që janë publikuar në emër të presidents kroate Kitaroviç.
 
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)