"Informer":Presidentja kroate lidhje
jashtëmartesore me spiunin se
Gazeta serbe "Informer" ka botuar në numrin e sotëm disa fotografi nudo të një gruaje, ku pretendon se ajo është Presidentja e re e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.
Gazeta serbe "Informer" ka botuar në numrin e sotëm disa fotografi nudo të një gruaje, ku pretendon se ajo është Presidentja e re e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.
“Informer”, e cila një ditë më parë shkroi se posedon një video me skena seksi të Presidentes kroate me një spiun serb, sot ka botuar disa fotografi, teksa shtron pyetjen nëse ajo është Kitaroviç.
Në faqen e parë të saj, shoqëruar me fotografi +18, gazeta serbe shkruan se Presidentja kroate u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale me një diplomat serb në Bruksel në vitin 2013, kur ajo shërbente si ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Gjithashtu “Informer” shkruan se këto regjistrime të enjten kanë mbërritur nga Zagrebi.
Por nga ana tjetër disa media të tjera e kanë mohuar këtë fakt duke u shprehur se gruaja në foto nuk është Presidentja kroate, por një aktore e filmave pornografikë.
Nga ana e saj Partia HDZ e Presidentes, ata kanë thënë se personi në fotografi nuk është Kolinda Grabar Kitaroviç. Kjo e fundit nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me këtë lajm të publikuar nga ana e gazetës serbe. Kolinda është e martuar me bashkëshortin Jakov Kitarović që në vitin 1996 dhe kanë sëbashku dy fëmijë.
Dje “Informer” shkroi se Presidentja kroate, gjatë kohës që ishte në Bruksel me mision nga shërbimi sekret kroat, kishte pasur një lidhje me një pjesëtar të shërbimit sekret serb.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.4%
-
Jo
48.6%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një moment i favorshëm për të zhvilluar projekte të reja...Çfarë thonë yjet për ju sot
6 Janar, 07:44
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha duhet të paraqitet sot në SPAK, mobilizon militantët në protestë! Paralelisht seanca paraprake në GJKKO
6 Janar, 07:28
-
Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK
6 Janar, 07:25
-
Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A
5 Janar, 22:54
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06