Informoi autorët nga brenda për grabitjen, gjykata e la në burg, agjenti i Rinasit: Nuk kam lidhje

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për Hasan Kanaçin. Ai ka qëndruar i heshtur para gjykatës, ndërsa në momentin që gjyqtari i komunikoi masën e sigurisë, Kanaçi reagoi duke thënë 'Nuk kam lidhje me ngjarjen'. Hasan Kanaçi, i cili mbante detyrën e agjentit të cargos, në aeroportin Nënë Tereza u arrestua të premten në mbrëmje, ndërsa akuzohet se ndihmoi autorët e grabitjes nga brenda në datë 9 prill, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën rreth 100 mijë euro, të konvertuara në kartmonedha të ndryshme, për të cilat ka dyshime të forta se i përkasin shumës prej 4.6 milionë eurove të grabitura në Rinas më 9 Prill, të cilat do të transportoheshin me avion nga Shqipëria drejt Vjenës. Burime për Report TV bëjnë me dije se Kanaçi ishte agjenti që merrej me ngarkesën e vlerave monetare në aeroport dhe kishte dijeni për oraret fikse se kur vlerat monetare mbërrinin e futeshin në barkun e avionit.

Lidhur me këtë fakt, grupi hetimor ka dyshime të forta se 48-vjeçari ka njoftuar grupin kriminal për orarin e lëvizjet që do të bënin automjetet që po transportonin shumën e parave.  Kanaçi është personi i 7 që përfundoi në pranga lidhur me grabitjen e milionave euro në aeroportin e Rinasit.

Më herët në pranga janë vënë Ragip Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Cela dhe Alkond Bengasi. Dëshmia e këtij të fundit zbuloi grupit, duke pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë vëllezërit Klement e Eldi Çala, si dhe Talo Çela. Ditën e ngjarjes, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë edhe organizatori Admir Murataj. Pas ngjarjeve në datë 20 prill policia mori kontrollin në sallën e kamerave duke nisur zbatimin e masave shtesë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda