Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se infrastruktura energjetike e Ukrainës ka pësuar dëme të konsiderueshme, për shkak të sulmeve ruse.
Sipas Zelenskyt, kjo pasqyron qëndrimin e përgjithshëm të Rusisë dhe qëllimet e saj të vërteta.
"Deri më tani, Rusia nuk ka treguar gatishmëri për t'i dhënë fund kësaj lufte në të ardhmen e afërt. Dhe si në aspektin e vijës së frontit ashtu edhe të sulmeve të tilla masive, Rusia vazhdon një politikë të shkatërrimit aktual të Ukrainës.", u shpreh ai.
Ndërkaq, Zelensky tha se është informuar nga negociatorët ukrainas mbi takimet e fundit me SHBA-në dhe Rusinë në Abu Dhabi.
Zelensky nënvizoi se nevojitet më shumë përparim në bisedime.
“Ukraina ka nevojë për rezultate, duke përfshirë garanci efektive të sigurisë, duke e bërë të rëndësishme që aleatët e saj të mbeten aktivë”, deklaroi ai.
Zelensky bëri të ditur se presidenti francez, Emmanuel Macron po kërkon një dialog alternativ me Rusinë, pasi Kievi dhe Moska po zhvillojnë bisedime trepalëshe me ndërmjetësimin e SHBA-së.
“Presidenti francez duhet të jetë në procesin për t’i dhënë fund luftës dhe të ketë zërin e tij", tha Zelensky.
Më herët, Zelensky është shprehur se SHBA po propozon që lufta të përfundojë para fillimit të kësaj vere dhe ka gjasa të ushtrojë presion mbi palët në përputhje me këtë afat.
Shefi i Kievit e lidh këtë me dinamikat e brendshme politike në SHBA, duke iu referuar me gjasë zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor 2026 prej të cilave nxitimi dhe trysnia e amerikanë pritet të rriten.
Komente









