Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi sot katër nga gjashtë ndeshjet e raundit të 21-të. Kjo javë do mbyllet të dielën me takimet Besa - AF Luftëtari dhe Burreli - Iliria.

Në 'Loni Papuçiu' të Fierit, Apolonia dhe Pogradeci barazuan 2-2 në një ndeshje plot tension. Gjyqtari Dorjan Maletaj akordoi penallti për miqtë për prekje të topit me dorë në zonë në minutën e 88-të. Apolonia protestoi duke tërhequr ekipin nga fusha dhe duke i drejtuar lojtarët në dhomat e zhveshjes. Pas disa minutash, ekipi i Apolonisë u kthye sërish për të vijuar lojën. Më pas Zguro shënoi për Pogradecin dhe skuadrat ndanë nga 1 pikë.

Në "Roza Haxhiu" të Lushnjës, vendasit u mposhtën 0-1 nga Laçi falë golit të Myrtës në minutën e 15-të. Kurbinasit afrohen më shumë me kryesuesit e Skënderbeut. Këtë të fundit u ndalën në barazim 0-0 nga Korabi në Peshkopi.

Ndërkohë që në 'Redi Maloku' të Fushë-Krujës, Kastrioti 'fundosi' 2-1 Kukësin. Kapllani dhe Xhixho shënuan për krutanët, ndërsa Bespallov barazoi përkohësisht. Për 65 minuta Kukësi luajti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Abiodoun në minutën e 25-të.

Skënderbeu kryeson renditjen me 48 pikë, tre më shumë se Laçi. Në fund Apolonia, Lushnja, AF Luftëtari dhe Kukësi.

Kategoria e Parë, raundi 21:

E shtunë, 07 shkurt 2026

Apolonia 2-2 Pogradeci

Kastrioti 2-1 Kukësi

Korabi 0-0 Skënderbeu

Lushnja 0-1 Laçi

E diel, 08 shkurt 2026 - 13:30

Besa - AF Luftëtari

Burreli - Iliria

Renditja: