Dy aeroporte në Poloninë juglindore u mbyllën përkohësisht  si masë paraprake për shkak të sulmeve ruse në territorin e afërt të Ukrainës, thanë autoritetet polake të shtunën.

“Në lidhje me nevojën për të siguruar mundësinë e funksionimit të lirë të aviacionit ushtarak, aeroportet në Rzeszow dhe Lublin kanë pezulluar përkohësisht operacionet e fluturimit”, postoi Agjencia Polake e Shërbimeve të Navigimit Ajror në platformën X.

Të dy qytetet janë afër kufirit me Ukrainën, ndërsa Rzeszow është qendra kryesore e NATO-s për furnizimet me armë në Ukrainë, shkruan Reuters.

Aviacioni ushtarak kishte filluar të operonte në hapësirën ajrore polake për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë, tha Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake në X.

“Këto veprime janë të natyrës parandaluese dhe synojnë sigurimin dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore, veçanërisht në zonat ngjitur me rajonet e kërcënuara”, tha ushtria.

Aeroportet e Lublinit dhe Rzeszowit u rihapën pas operacioneve ushtarake nga avionët e NATO-s në hapësirën ajrore të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, komanda operative e ushtrisë polake falënderoi NATO-n dhe forcën ajrore gjermane.

"Sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar janë rikthyer në aktivitetet standarde operacionale", thuhej në deklaratë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:36
Sulmet ajrore ruse në Ukrainë, rihapen dy aeroportet në Poloni pas operacioneve të NATO-s

1770475273_poloni.jpeg

Aeroplani qeveritar polak në aeroportin e Rzeszow

Dy aeroportet në Poloni janë rihapur pas operacioneve ushtarake nga avionët e NATO-s në hapësirën ajrore të vendit.

Masa për të mbyllur përkohësisht aeroportet e Lublinit dhe Rzeszowit erdhi për shkak të sulmeve ajrore të Rusisë gjatë natës në Ukrainë.

Në një postim në rrjetet sociale, komanda operative e ushtrisë polake falënderoi NATO-n dhe forcën ajrore gjermane.

"Sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar janë rikthyer në aktivitetet standarde operacionale", thuhej në deklaratë.

Aeroportet në Poloninë juglindore u mbyllën përkohësisht si masë paraprake, pasi të dy qytetet ndodhen afër kufirit me Ukrainën.