Infrastrukura, 50 mln USD të Bankës Botërore për tri rrugë turistike

Infrastrukura, 50 mln USD të Bankës Botërore për tri rrugë turistike

Foto ilustruese

Fshati i famshëm i Teto Ollgës e Thethi i bukur i lartësive të mëdha do të jenë së shpejti lehtësisht të arritshme sa i takon infrastukturës. Bashkë me to edhe rruga Fier-Seman, mund të quhen investime që më shumë sesa vetëm rrugë rajonale apo lokale përbëjnë një mundësi të re për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë në këto zona. Të paktën ky është qëllimi i programit “Rrugët lidhëse Rajonale dhe Lokale” që u prezantua pak ditë më parë në mjediset e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ky projekt financohet nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet një kredie prej 50 milionë Dollarë nga Banka Botërore. Projekti është finalizimi me sukses i një pune të nisur më shumë se një vit e gjysmë më parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Ka qenë një nismë e Qeverisë për të financuar në rrjetin rrugor dytësor të vendit veçanërisht në zonat me potencial më të rëndësishëm turistik e bujqësor”, ka thënë Benet Beci, Drejtori Ekzekutiv i FSHZH ditën e prezantimit të projektit. “Për këtë arsye vitin e kaluar FSHZH u kërkoi të gjitha bashkive të dërgonin projektet e tyre më të rëndësishme  rrugore në fushën e ndërlidhjes rajonale. Një bazë e plotë të dhënash është krijuar pranë FSHZH para disa vitesh dhe u rifreskua me fillimin e projektit. Është e rëndësishme që nga prioritetet e ardhura nga Bashkitë një grup i rrugëve po financohet nga Banka Botërore, por edhe nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet financimeve në vijim me FSHZH si agjenci zbatuese. Së shpejti BERZH do të aprovojë një tjetër kredi po në shumen 50 mln USD, që do të financojë rrugë në bashki të vendit si pjesë e të njëjtit program”.

Thënë ndryshe sfida e re e FSHZH është ndërtimi sipas parametrave i infrastrukturës qëçon në destinacione me potenciale të larta të zhvillimit të turizmit, agrobiznesit dhe bujqësisë. Konkretisht rruga Pogradec-Thushemisht, pjesë e projektit të prezantuar, kontribuon gjithashtu edhe në një lidhje më të mirë ndërkufitare me Maqedoninë, poredhe ndikon në largimin e trafikut nga Bregu i Liqenit. Projekti është i koordinuar hap pas hapi edhe me programet e Qeverisë dhe të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin e zonës Drilon-Tushemisht si një model i një zhvillimi të qëndrueshëm.Rruga Qafë Thore-Thethlidh Thethin, një ndër pikat më të rëndësishme të Alpeve Shqiptare me një rrugë të parametrave të larta. Vlen të thuhet se aktualisht rruga është veç të tjerash edhe shumë e rrezikshme dhe penguese për turizmin në zonë. Ndërsa Rruga Fier-Semankrijon akses me parametra optimalë në bregdetin e bashkisë Fier duke përshkuar në të njëjtën kohë një zonë me dendësi të lartë popullsie dhe instensitet të lartë të prodhimit bujqësor. Rruga kalon në fshatra që janë pjesë e programit të “100 Fshatrave” dhe krjon një akses më të mirë të parkut të Apollonisë nga Fieri.

Rëndësinë e këtij projekti e ka vlerësuar edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Maryam Salim,e pranishme në ditën e prezantimit të projektit. Ajo theksoi rëndësinë e rindërtimit të këtyre rrugëve në nxitjen e zhvillimit të turizmit në këto zona.

Popullsia përftuese nga projekti parashikohet të jetë rreth 80,000 banorë si përdorues direkt apo indirektë të rrugës.

Projektet e  zbatuara nga FSHZH në fushën e infrastrukturës rrugore rurale kanë rezultuar mjaft të suksesshëm si në cilësi e jetëgjatësi, edhe sa i përket ndikimit të investimeve në jetën e komuniteteve vendore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale