Ing. Arben Peçi: Tregu ka nevojë
për profesionistë për të çarë në BE

Ing. Arben Peçi: Tregu ka nevojë<br />për profesionistë për të çarë në BE
TIRANË - “Mediterranea” sh.p.k, është një nga kompanitë e ngritura në Shqipëri në vitet 1995 dhe që ka arritur të ketë sukses në treg. Tashmë kompania shënon 320 të punësuar, si dhe ka arritur që veç marrëdhënieve të fasonerisë me material porositës të realizojë dhe ciklin e mbyllur të prodhimit, i cili nis nga blerja e tekstileve dhe aksesorëve dhe deri te përpunimi i porosisë, paketimi dhe eksportimi. Në një intervistë të dhënë për “Shqiptarja.com”, administratori i saj ing.

Arben Peçi nënvizon se vështirësia për kryerjen me cilësi të porosive qëndron në gjetjen e profesionistëve. Për këtë pranë “Mediterranea” sh.p.k ka nisur projekti për trajnimin e punonjësve, por dhe të kurseve për të rinj që dëshirojnë të marrin dije për të qenë më pas pjesë e tregut të punës në industrinë e rrobaqepësisë.

Krijimi i “Mediterranea” është realizuar në vitin 1995 nga kompania e suksesshme italiane XACUS s.l. Ndërsa vetë Peçi ka vijuar traditën e familjes së tij, ku i ati ka titullin mjeshtër në profesionin e rrobaqepësit. Me arsimimin inxhinier tekstilesh dhe një eksperiencë nga viti 1987 në fushën e konfeksioneve, tekstileve dhe modës, Peçi tashmë synon tregun e BE-së.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League

VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League