BRUKSEL- Liberalizimi i regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i ka frenuar kërkesat për azil politik por përkundrazi ato janë shtuar. Shumica e qytetarëve aplikues po përfitojnë nga procedurat e gjata të shqyrtimit nga ana e autoriteteve të emigracionit në vendet e Bashkimit Evropian.
Në një raport të saj, Iniciativa Evropiane për Stabilitet konstaton se numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit nga 10 mijë në 2009-n, (kur Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia përfituan liberalizimin e vizave në dhjetor 2009 ndërsa një vit më pas edhe Shqipëria e Bosnje Hercegovina) arriti në 26 mijë në vitin 2011 dhe mbi 33 mijë në 2012-tën.
Sa i takon rastit të Shqipërisë, raporti thotë se në vitin 2009 ka patur 2,060 kërkesa, një vit më pas vërehet një ulje në 1,905 të tilla dhe në 2011 arrihet në 3,075 aplikime. Ndërkohë që për dhjetëmujorin e vitit të kaluar (2012) Iniciativa Evropiane për Stabilitet konstaton numrin alarmant prej 5,130 azilkërkuesish shqiptarë.
Krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit numrin më të madh të azilkërkuesve e mban Serbia e ndjekur nga Maqedonia dhe në vendin e treti ndodhet Shqipëria. Bosnja dhe Mali i Zi mbyllin tabelën e klasifikimit statistikor. Përtej kërkesave të larta nga shtetet e Ballkanit, vetëm 2% e aplikimeve kanë marrë përgjigje pozitive në vitin 2011.
Iniciativa Evropiane insiston se thelbi i zgjidhjes së çështjes së azilkërkuesve është reduktimi i kohëzgjatjes së shqyrtimit të kërkesave. Në Austri dhe Francë ku vendimi i instancës së parë nuk zgjat më shumë se tre javë numri i azilkërkuesve është ulur ose ka mbetur i pandryshueshëm.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com