Iniesta apel për Messin: Do ishte diçka e bukur nëse rikthehet te Barcelona

Iniesta apel për Messin: Do ishte diçka e bukur nëse rikthehet te Barcelona

Iniesta dhe Messi në kohën e Barcelonës

Andres Iniesta i ka bërë apel Lionel Messit që të rikthehet te Barcelona për të mbyllur karrierë në mënyrë brilante. Ish-kapiteni katalanas kërkon edhe një angazhim të klubit, teksa për argjentinasin flet me superlativa duke treguar se është më i miri në botë, gjë që e tregoi edhe me kombëtaren duke fituar Botërorin e Katarit.

“Nuk e di se çfarë të them me saktësi, sepse nuk jam në brendësi të punëve që mund të më lejojë të flas më qartë. Di që Leo Messi është lojtari më i mirë në botë, di që është pjesë e PSG-së. Natyrisht si një tifoz i thekur i Barçës dhe duke parë trashëgiminë që ai ka lënë te Barcelona, unë do të shpresoja që një ditë, Leo Messi të kthehet. Mendoj se do të ishte diçka spektakolare nëse Messi do të kthehej përsëri në klub për t’i dhënë një lamtumirë siç dihet këtij klubi. Ai e meriton plotësisht, por unë di të them se për Barcelonën do të jetë jo pak e ndërlikuar për ta kthyer Messin në klub”, deklaroi Iniesta për gazetën “Sport”.

Iniesta tanimë është pjesë Visse Kobe në Japoni dhe prej disa vitesh është tërhequr nga futbolli i nivele të larta. Me Barcelonën në vitet 2002-2018 Iniesta fitoi gjithçka ishte e mundur.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE