Fantazisti i ekipit të Barcelonës Iniesta nuk është dakord me ata që mendojnë se cikli i katalanasve ka përfunduar dhe tashmë e kanë radhën gjermanët për të dominuar në Evropë.
‘Nuk është e drejtë dhe e saktë që të mendosh që pas një humbje cikli i një ekipi, apo epoka e disa futbollistëve ka përfunduar. Në Gjermani ishte vetëm një ndeshje dhe akoma nuk ka përfunduar gjithcka.
Por edhe nëse do të skualifikohemi nuk do të thotë që epoka e Barcelonës ka përfunduar pasi në pesë vitet e fundit kemi fituar dy Liga Kampionesh dhe kemi shkuar tre herë në gjysmëfinale.
Ne kemi qenë gjithmonë mes më të mirë dhe aty jemi”thotë Iniesta që mbyll intervistën duke thënë se Liga spanjolle vazhdon të jetë më e mirë se ajo gjermane.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com