Fantazisti i ekipit të Barcelonës Andres Iniesta në prag të ndeshjes së Super Kupës së Spanjës dhe fillimit të La Ligës shprehet optimist për një edicion pozitiv, pavarësisht largimit të trajnerit Pep Guardiola. "Këtë edicion do të kërkojmë që të sjellim titullin kampion në Barcelonë.

Reali i Madridit është forcuar ndjeshëm dhe do të jetë një garë e fortë deri në metrat e fundit. Megjithatë kam besim që këtë edicion do të fitojë Barcelona". Përsa i përket Super Kupës Iniesta tha: "Është trofeu i parë, prandaj do të japim maksimumin për t'a fituar. Mendoj që fituesi i Super Kupës do të realziojë një start të mirë edhe të kampionatit" përfundon Iniesta.

(d.b/shqiptarja.com)