TIRANE- Gjykata e Lartë pritet të vendosë në 23 janar nëse do pranojë ose jo, kërkesë padinë e Inis Gjonit, lidhur me dëmshpërblimin me 200 mijë dollarëve amerikanë për skandalin e publikimit të videos intime mes Gjonit dhe të ndjerit Arjan Selimi.
Seancat e para në Gjykatën e Lartë janë shtyre për shkak të mos formimit të trupit gjykues, ndërkohë që seanca e rradhës është caktuar për në datën 23 janar, ku pritet dhe të shpallet vendimi.
Inis Gjoni, ka humbur përballjen me prokurorinë në dy nivelet e gjyqësorit, por sërisht ka vijuar betejën ligjore, duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Video skandali tregon rregjizoren Gjoni, duke kryer marrëdhënie seksuale me Arjan Selimin.
Videoja është filmuar nga telefoni i Selimit, ku së bashku shfaqen duke marrë nga hunda dhe një lëndë të bardhë, që shumë dyshuan se bëhej fjalë për heroinë, por u përgënjeshtrua nga Inis Gjoni.
Pas publikimit, kjo e fundit akuzoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda se kishte nxjerrë videon nga telefoni i Arjan Selimit, që në atë kohë ishte arrestuar për akuzën e trafikut të drogës.
Nga ana tjetër, prokuroria nuk ka pranuar akuzat dhe për pasojë, Gjoni ka filluar betejën ligjore, në gjykatën e Tiranës, ku ka ngritur padi për dëmshpërblimin prej 200 mijë dollarëve amerikanë.
Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit ka rrëzuar kërkesë padinë e Inis Gjonit, për shkak të mungesës së provave materiale.
Shkrimi u publikua sot (09.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com