Këtë iniciativë ai arriti ta realizojë falë Skype-s duke kryer video-telefonata me persona të rastësishëm në të gjithë botën. Qëllimi i kësaj iniciative eshte thyerja e pengesave që krijon largësia midis njerëzve.
Lidhur me bashkëbisedimin e tij ndërkombëtar me shumë pjesëmarrës të gjetur në rrjetet sociale, Mark Malkoff është shprehur:
“Është vetëm paqe dhe dashuri… Jemi shumë të njëjtë edhe pse jemi shumë të ndryshëm. Kam pasur një mori mesazhesh nga njerëz në të gjithë botën. Video i ka bërë të qeshë, por edhe i ka bërë të qajnë. Dua të them që fjalët e mia ishin tepër prekëse”.
Gjatë bisedave të tij ndërkombëtare, Malkoff ka folur me shumë pjesëmarrës, të cilët kanë prezantuar familjen e tyre dhe kanë kënduar këngë të vendeve të tyre, duke hedhur edhe mesazhe paqeje.
Komiku amerikan Malkoff nuk është i panjohur për iniciativave të këtij lloji. Bëmat e tij shquhen, si ajo ku ai jetoi për një javë brenda një dyqani të kompanisë suedeze IKEA apo kur konsumoi 171 kafe në Starbucks të Manhattan-it në më pak se 24 orë apo kur demostroi se me një triçikël mund të përshkojë rrugët qendrore të Nju Jorkut për më pak orë se me një autobus.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)