VLORE- Një 30 vjeçar nga Vlora i shpallur në kërkim për mashtrim se inskenoi atentatin për të shmangur borxhet është arrestuar nga policia e këtij qyteti

Arrestimi i Rimarjo Alliajt u krye në aksin Vlorë - Orikum, informoi sot policia.     

Ai ishte në kërkim pasi gjykata e Vlorës me vendimin e datës 18 dhjetor 2023 e kishte dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim, për veprën penale "Mashtrimi".   Operacioni  I arrestimit të Alliajt u kodua “Location 3’

Inskenimi i atentatit

Në vitin 2019, ky shtetas, në bashkëpunim me biznesmenin Arben Veliko (i arrestuar më parë), me anë të mashtrimit, kanë inskenuar një konflikt me armë zjarri, në aksin rrugor “Vlorë-Levan”, informoi sot 

Pikërisht 12 maj 2019, ku një automjet tip “Golf 5” është qëlluar mbi 20 herë me automatik, dhe çuditërisht drejtuesi i makinës Alliaj, nuk kishte pësuar asnjë dëmtim fizik, megjithëse pjesa e makinës ku ndodhej shoferi ishte bërë shoshë nga plumbat.

Pas verifikimeve policia zbuloi se ngjarja tej “Ura e Mifolit”, ishte e sajuar nga biznesmeni Arben Veliko dhe Romarjo Alliaj, me qëllim shmangien nga borxhet financiare.

Biznesmeni i ndërtimit në Vlorë Arben Veliko u dënua me 1 vit e 4 muaj burgim për akuzën e “Kallëzimit të rremë"