Inspektime selektive, ja se si groposeshin bizneset me 1 fjalë
Hetimi i Prokurorisë së Tiranës, i cili nisi kryesisht për një numër të vogël inspektorësh të tatimeve, u zgjerua në disa inspektorë të tjerë të tatimeve dhe lojërave të fatit, duke arritur të dokumentohet mbi 65 raste korruptive në të gjithë vendin.
TIRANE- Hetimi i Prokurorisë së Tiranës, i cili nisi kryesisht për një numër të vogël inspektorësh të tatimeve, u zgjerua në disa inspektorë të tjerë të tatimeve dhe lojërave të fatit, duke arritur të dokumentohet mbi 65 raste korruptive në të gjithë vendin. Në fillim, rezultoi se disa inspektorë tatimesh dyshohej se kryenin veprën penale të “korrupsionit pasiv” dhe “shpërdorimit të detyrës”, në rastet kur ushtronin kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare dhe hartonin procesverbale fiktive ose nuk e kryenin kontrollin në mënyrën ligjore.
Nga hetimet fillestare, në disa raste rezultonte se punonjësit e tatimeve nën hetim, komunikonin për veprime antiligjore, ndër të tjerë, edhe me menaxherin e një kompanie bastesh,i cili quhet Kreshnik Kasaj.
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
PO
41.7%
JO
48.5%
NUK E DI
9.8%
Vota total: 3802
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?