Inspekton sistemimin e trotuareve
Peleshi:Më shumë fonde për bashkitë

TIRANE- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi inspektoi punimet për sistemimin e trotuareve të Bashkisë Maliq. Një projekt ky i financuar nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve.
 
 “Është iniciativa e pushtetit lokal por qeveria shqiptare nuk do të rri pa marrë rolin dhe përgjegjësitë e veta. Ne do të mbështesim edhe me kapacitete, me ekspertizë por edhe me fonde përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, që tani janë duke u riformatuar, do të mbështesim bashkitë e reje për të hartuar në një kohë sa më të shpejtë planet e tyre strategjike të zhvillimit”, u shpreh Peleshi.
 
Peleshi theksoi rendësin e projekteve të FZHR në ndihme të bashkive, por u ndal edhe tek ndikimi pozitiv qe do të ketë Reforma Territoriale - Administrative në rritjen e kapaciteteve financiare të bashkive të reja që do të krijohen.
 
“Ky investim që sot mbështetet nga qeveria shqiptare është baraz me buxhetin e dy viteve të Bashkisë së Maliqit. Ka qenë praktikisht e pamundur për bashkitë e vogla sidomos, por edhe për komunat të financonin projektet e zhvillimit të infrastrukturës por edhe me gjerë të shërbimeve e të tjera. Bashkia e madhe do të ketë qoftë edhe nga kursimet e reformës buxhete më të mëdha. Bashkia e Maliqit do të ketë plus rreth 1 milion euro të çliruara thjesht edhe vetëm nga kursimet e shumë fondeve që thërrmoheshin deri dje”, tha Peleshi.
 
Zv.kryeministri Peleshi foli po ashtu edhe për rikonceptimin dhe fuqizimin e FZHR dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit si dy nga instrumentet kryesore përmes të cilave qeveria do të mbështesë projektet e bashkive.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)