TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, ka marrë raportin përfundimtar në lidhje me përdorimin e armëve kimike në Siri.
Ban Ki Moon sot do të diskutojë dosjen, në Asamblenë e Përgjithshme dhe të hënën, në Këshillin e Sigurisë.
Janë bërë të ditur disa nga të dhënat, të cilat flasin se 5 nga 7 raste të analizuar, konfirmojnë përdorimin e lëndëve kimike kundër popullit. Këto të dhëna thonë gjithashtu se inspektorët nuk janë në gjendje të japin fakte konkrete se kush i ka përdorur këto armë.
Dëshmitarët thonë se mund të ketë qenë edhe një `bombë me sarin` e hedhur nga një avion në Khan al-Assal, që është një nga vendet në qendër të hetimeve, nga inspektorët e OPAC.
Misioni i Kombeve të Bashkuara, e përfundon raportin, ku thuhet se provat dhe informacionet janë të besueshme në lidhje me sulmet e kryera në disa vende, si Al Ghouta, Khan al Assal, Jobar, Saraqueb e Ashrafieh Sahnaya.
Ndërkohë që nuk ka qenë e mundur të mblidhen informacione të sakta, në Bahhariyeh e Cheikh Maqsoud.
Në disa raste, ekspertët nuk kanë arritur të vendosin lidhje të drejtpërdrejta mes sulmeve, vendngjarjes dhe viktimave.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com