Ikona e stilit, Princeshë Diana, edhe pse tashmë kanë kaluar 20 vite nga ndarja e saj nga jeta, ajo vazhdon të orjentojë e inspirojë trendet e reja. Me qëllim për ta shënjuar 20 vjetorin e vdekjes së saj, stilisti Virgil Abloh ka krijuar një koleksion të tërë të inspiruar nga Diana për labelin Off-Ehite.

/Shqiptarja.com

Koleksionin e ka shfaqur gjatë Javës së Modës në Paris, ku edhe plot dizajnerë tjerë kishin rikrijuar kostume ikonike të princeshës. Por, Off-Ehite nuk është i vetmi dizajner që është inspiruar nga kostumet e Dianës.
Koleksioni AE17 i Marques Almeidas, i cili veçse është lansuar, pritet që këtë sezon ta rikthejë trendin dy-ngjyrësh, i cili kishte qenë i preferuari i princeshës Dianas.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











