Instagram prezanton një tjetër
risi për përdoruesit e tij

Instagram prezanton një tjetër<br />risi për përdoruesit e tij
Instagram është një nga rrjetet sociale më të përdorura, i cili sjell vazhdimisht risi për përdoruesit e tij dhe nga sot do të keni mundësi të përdorni një tjetër funksion të ri që ky rrjet social ka bërë pjesë të tij.
 
Kompania ka njoftuar  përdoruesit se tashmë do të kenë mundësinë t’i ruajnë videot "live" në telefon pasi përfundojnë transmetimin live. Kjo gjë nuk ishte e mundur më parë në këtë aplikacion, pasi videoja fshihej nga profili menjëherë pas përfundimit të saj.
 
Mënyra se si mund t'i ruani në pajisjet tuaja videot është shumë e thjeshtë, pasi në momentin që do të përfundoni një video "live", në pjesën e sipërme të ekranit, në krah të djathë do t'u shfaqet një buton, të cili mjafton ta shtypni dhe video-ja do të shkarkohet në telefonin tuaj.
 
Kompania ka deklaruar se nuk i ruan videot direkt në instagram pasi dëshiron që anëtarët e rrjetit social, t'i shohin ato në momentin që janë duke u trasmetuar, për të patur një interaltivitet më të madh mes përdoruesëve.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025