Instalacioni Tango Down 2 prezantohet në Bunk’art 1/ Artisti Helidon Gjergji "zhduk" bunkerin me pasqyra (VIDEO-FOTO)

Artisti Helidon Gjergji shndërron në një sallë pasqyre të përhershme një nga dhomat e bunkerit anti-atomik Bunk’art 1 me Tango Down 2. Instalacioni me pasqyrat masive që krijojnë hapësira të pafundme u inaugurua në prani të vetë artistit Helidon Gjergji dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Teksa, duket sikur nëpërmjet kësaj vepre të gjitha kufizimet hapësinore zhduken, vizitorët e pranishëm plot kureshtje vinin re se si përshkrimet edhe titujt lojërave të ndryshme elektronike, të zhvilluara në kontekstin edhe konfliktin e Luftës së Ftohtë, veshin pasqyrat në të katërt anët e dhomës.

“Tango Down 2 është vepra e dytë që unë bëj. E para ka nisur që në Bunkerin Anti-atomik në Bosnje. Të dy janë shumë të ngjashme, sa i përket mentalitetit të luftës anti-atomike. Në Bonje u bë për rastin e Bienales së Bosnjes. Ndërsa, kur pashë bunkerin këtu, doja që ta bëja për shkak të periudhës kohore, që përfaqëson ky vend. Tema është mbi luftën anti-atomike, është një punë që i përket këtij vendi, jo një punë që e sjell nga jashtë. Ideja është reflektimi mbi luftën atomike sot. Ajo që është më shqetësuese është se si njerëzit reagojnë në shtëpinë e tyre sot”, Helidon Gjergji, artisti.

Reflektimet edhe përsiatjet që ofrohen nëpërmjet këtij realiteti virtual të ofruar nga video-lojërat elektronike fuqizojnë përdoruesit e tyre, që të shkruajnë rrëfenjat e luftës. Ndërsa, dëshira e artistit të arteve pamore Helidon Gjergji është të konfrontojë audiencën, që hynë edhe del në dhomën e veshur me pasqyra me këta kufij realiteti. 

“Mendoni sikur të kemi dy fëmijë, që luajnë me njëri-tjetrin, edhe që shkatërrojnë nëpërmjet  lojërave elektronike shtete të tëra, vrasin 40 mln njerëz edhe gëzohen. Për këtë lojë ata kanë zgjedhur një term, që quhet Tango Doën. Dhoma është shumë e ndriçuar, se në një farë mënyre hynë, si një botë hiperreale, midis realitetit edhe të vërtetës”, shprehet Helidon Gjergji.

Tango Down e ka origjinën nga zhargoni ushtarak, ndërsa që prej vitit 2008, Tango Doën, është adoptuar nga lojërat elektronike, me tematikë lufte. Për këtë kryebashkiaku i Tiranës, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, e vlerësojnë veprën e Gjergjit, si një mundësi të mirë për të ndalur tek jeta e fëmijëve sot në qytet.

“Është përherë gëzim në qytet, kur një artist, si Helidon Gjergji kthehet edhe na sjell disa nga përvojat më të mira, por edhe një vepër të tillë që provokon. Së pari, sepse Bunk’art 1 prodhon Tiranën policentrike,  ku artistët shumë të njohur edhe qytetarë vijnë për ta vizituar. Së dyti, ne kemi ardhur edhe, si prindër, pasi vepra tregon edhe se çfarë fëmijësh po rrisim. Kjo është pak shqetësuese duke parë lojërat elektronike, që tërheqin fëmijët. Kjo na bën që të mendojmë edhe se çfarë mund të shtojmë më shumë në qytet për fëmijët, lojëra në parqe apo biblioteka. Prandaj jam këtu edhe për t’u shqetësuar për këtë provokim që sjell vepra e Gjergjit, për të reflektuar se si jeta e fëmijëve mund të jetë dhe më e shëndetshme”, Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës.

“Është shumë e rëndësishme për Bunk’art 1, që një vepër bashkëkohore instalohet këtu. Kjo bën të mundur që këtë muze ta shikojmë në një tjetër këndvështrim nëpërmjet veprës së Helidon Gjergjit”, Ajola Xoxa,themeluese e qendrës së artit bashkëkohor “Harabel”.

Tango Doën fillimisht është krijuar për Project Biennial 3 për në hyrjen kryesore të tunelit antiatomik në D-O Ark Underground, kjo e fundit një strehë anti-atomike në Konjic, Bosnje dhe Hercegovinë. Ndërsa, vizitorët në vendin tonë, ndalin tek impakti që ajo ka në këtë bunker

 “E shikoj si një vlerë të shtuar për ata njerëz që duan që ta vizitojnë Bunk’artin. Shikoj vetën të pasqyruar në të katërt anët e murit, edhe e shikoj si një problem të madh, që nxjerr lufta në përgjithësi. Ne shqiptarët në kohën e komunizmit, e kishim shumë mendjen tek lufta, ku gjatë gjithë kohës bëhej reklamimi dhe propaganda, në çdo fshat, lagje kishte strehime atomike. E shikoj këtë dhomë, edhe si diçka transparente. Por ka edhe një efekt tjetër, që në kohë lufte gjithçka është shumë transparente edhe ti mund të jesh i pambrojtur, në momentin që ti mendon se je i mbrojtur”, Ferdinand Dervishi, gazetar dhe autori i “Abc Story”.

Bunk’art 1, bunkeri anti-atomik i ndërtuar në Tiranë në vitet Luftës së Ftohtë është një mjedis i përsosur për të reflektuar mbi të shkuarën dhe kërcënimin nga konflikti bërthamor në të ardhmen. Bunk’Art 1 ndodhet në rrugën “Fadil Deliu” (pranë teleferikut) Tiranë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave