INSTAT: Defiçiti tregtar i vendit
u rrit 8.2% që nga janari

INSTAT: Defiçiti tregtar i vendit <br />u rrit 8.2% që nga janari
TIRANË – Defiçiti tregtar i Shqipërisë është rritur 8.2% në muajin shkurt, krahasuar me muajin janar. Këtë e ka bërë të ditur INSTAT në një raport për bilancin e tregtisë së jashtme për muajin shkurt 2013.

Sipas INSTAT, në shkurt 2013 u eksportuan 15,9 miliardë lekë mallra, me ulje 12.5 % në krahasim me janarin 2013 dhe rritje me 4.4 % në krahasim me shkurtin 2012.

U importuan 33,2 miliardë lekë mallra me ulje 2.8 % në krahasim me janar 2013 dhe ulje 11% në krahasim me shkurt 2012.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 17,3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 8.2 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 21.7 përqind krahasuar me shkurt 2012.

Tregtia me vendet e BE është 72.9 %. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 41.3 %, ndërsa me Greqinë është 8.6 %.

Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur janë për eksportin, Austri, Itali, Kosovë, Maqedoni, SHBA, etj, dhe për importin, Gjermani, Greqi, Itali, Maqedoni, Turqi, etj.

Duke krahasuar me muajt pasaardhës, INSTAT njofton se eksporti i grupit “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 26 %; “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 19.6%; “lëkurë dhe artikuj prej tyre” u rrit 13.7 % etj.

Eksporti i grupit “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 31.9 %; importi i grupit “produkte kimike dhe plastike” u rrit 11.5 %; “ushqime, pije, duhan” u rrit 8.5 %; “prodhime druri dhe letre” u rrit 6.7% dhe importi i grupit “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 30.9%.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ 'Tkurren' edhe më shumë miliantët, vetëm një grusht shkojnë tek bashkia e Tiranës për herë të dytë

Protesta e PD/ 'Tkurren' edhe më shumë miliantët, vetëm një grusht shkojnë tek bashkia e Tiranës për herë të dytë