INSTAT: Dyfishohet varfëria
absolute krahasuar me 2008-n
PDF/Anketa e Matjes së Varfërisë

TIRANË - Si pasojë e krizës globale financiare dhe situatës së përgjithshme makro-ekonomike lidhur me normat e ulëta të rritjes që nga viti 2008, varfëria në Shqipëri është rritur.

Lajmi negativ vjen sot nga Instituti i Statistikave në ndryshim nga lajmet kryesisht pozitive që kanë dalë prej tij deri më sot.

Pjesa e popullsisë konsumi mujor real për frymë i së cilës është nën 4.891 lekë (me çmimet e vitit 2002), u rrit nga 12.4% në 2008 në 14.3% në vitin 2012.

Në vitet e mëparshme, varfëria ka rënë nga 25.4% në 2002 në 18.5% në vitin 2005 dhe 12.4% në vitin 2008.

Kjo do të thotë se rreth 28.896 individë në shtesë të 373,137 individëve të varfër në vitin 2008 kanë rënë në varfëri.
 
VARFËRIA ABSOLUTE
Popullsia ekstremisht e varfër, e përcaktuar si personat që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore, është dyfishuar rritur nga 1.2% në vitin 2008 në 2.2% në vitin 2012.

Varfëria ekstreme kishte rënë nga 4.7% në vitin 2002 në 3.5% në 2005 në 1.2% në vitin 2008. Në vitin 2012, varfëria ekstreme është rritur si në zonat urbane 2.2%, ashtu dhe në ato rurale 2.3%.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet