INSTAT: Ekonomia bie me 0.2%
Industria dhe Ndërtimi në pikiatë
Ekonomia shqiptare ka shënuar një rënie në masën 0.2 për qind në fund të marsit 2012, krahasuar me fundin e tremujorit të parë të vitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011, rënia ka qenë edhe më e shpejtë, duke u ulur me 1.2 përqind, njoftoi sot INSTAT-i.
TIRANE - Ekonomia shqiptare ka shënuar një rënie në masën 0.2 për qind në fund të marsit 2012, krahasuar me fundin e tremujorit të parë të vitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011, rënia ka qenë edhe më e shpejtë, duke u ulur me 1.2 përqind, njoftoi sot INSTAT-i.
Në këtë tremujor, dega që kanë pasur rritjen më të lartë ishte tregtia me 5.3 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2011. Degët që u paraqitën me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin periudhë të një viti më parë janë industria, ndërtimi, post-komunikacioni dhe transporti respektivisht me 19.3 përqind, 17.6 përqind, 4.8 përqind dhe 1.7 përqind. Dega e ndërtimit, industrisë, transportit, post-komunikacionit dhe e tregëtisë u shfaqën me rënie krahasuar me tremujorin para-ardhës respektivisht me 7.1 përqind, 5.4 përqind, 4.3 përqind, 1.0 përqind dhe 0.6 përqind.
Dega e bujqësisë për këtë tremujor u rrit me 4.5 përqind, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2011dhe 1.6 përqind kundrejt tremujorit para-ardhës. Grupi i industrive pati rënie me 19.3 përqind në tremujorin e parë të vitit 2012 krahasuar kjo me tremujorin e parë të 2011. Ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011, dega e industrisë pati një rënie me 5.4 përqind.
Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e parë të vitit 2012 pati rënie me 17.6 përqind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2011 dhe me 7.1 përqind krahasuar me
tremujorin e katërt të vitit 2011.
Tregti, Hotele dhe RestoranteKy grup pati një rritje prej 5.3 përqind në tremujorin e parë të vitit 2012 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe një rënie prej 0.6 përqind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011.
TransportiAktiviteti i transportit në tremujorin e parë të vitit 2012 u ul me 1.7 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe pati një rënie me 4.3 përqind ndaj tremujorit para-ardhës.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.8%
-
Jo
55.6%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biznesmeni amerikan pro-Trump thur planin për të blerë tubacionet ruse të gazjellësit Nord Stream 2
25 Nëntor, 12:32
-
Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën
25 Nëntor, 12:12
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Pilaf me pulë i mbështjellë në petë nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:44
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:38
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Çelet tregu i Krishtlindjeve në Berat! Qyteti i UNESCO-s, i magjishëm me ngjyrat e dritat festive
25 Nëntor, 11:26
-
E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij (EMRI)
25 Nëntor, 11:18