INSTAT: Ekonomia, bie në
“pikiatë” xhiroja dhe punësimi

INSTAT: Ekonomia, bie në <br />“pikiatë” xhiroja dhe punësimi
Pas publikimit të shifrave të ndryshimit të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të këtij viti, me një vonesë të konsiderueshme, INSTAT bëri të njohura edhe shifrat e afarizmit për çdo sektor gjatë kësaj periudhe kohore, pasi janë bërë korrektimet me inflacionin. Të dhënat janë jashtëzakonisht negative, si përsa i përket xhiros, ashtu edhe lidhur me punësimin.

Industria
Shifra e afarizmit në volum, vlerësuar me çmime fikse, me vit bazë 2005=100, në tremujorin e parë 2012, krahasuar me tremujorin e parë 2011 ka rënie 11.2 përqind. Volumi i prodhimit industrial krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit të mëparshëm ka rënie 1.1 përqind.
Numri i të punësuarve në Industri krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të mëparshëm ka renie 0.8 përqind. Në tremujorin e parë 2012 ka një renie të pagave prej 3.2 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Në Industrinë Përpunuese, shifra e afarizmit vlerësuar me çmime fikse, ka rënie 21.7 përqind në tremujorin e parë 2012 krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit paraardhës rënia është 24.1 përqind. Volumi i prodhimit industrial në tremujorin e parë 2012 ka rënie 15.6 përqind krahasuar me tremujorin pararadhës. Krahasuar me tremujorin e parë 2011 volumi i prodhimit ne industrine përpunuese është ulur 15.9 përqind. Pagat e paguara të punësuarve jane ulur 6.3 përqind krahasuar me të njejtën periudhë.

Ndërtimi
Shifra e afarizmit në Ndërtim e vlerësuar me çmime fikse, deflatuar me Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, 2005=100, është ulur 11.2 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt 2011 është ulur 24.9 përqind. Volumi i prodhimit është ulur 15.1 përqind krahasuar me tremujorin e parë 2011. Krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues shënon rënie 22.6 përqind. Numri i të punësuarve në Ndërtim është ulur me 2.6 përqind në tremujorin e parë 2012 krahasuar me tremujorin e parë 2011, ndërsa pagat janë ulur me 7.6 përqind gjatë të njëjtës periudhë.

Tregtia me shumicë
Shifra e afarizmit krahasuar me tremujorin paraardhës ka rënie me 17.8 përqind. Numri të punësuarve është rritur 0.3 përqind në tremujorin e parë 2012 krahasuar me tremujorin e parë 2011, ndërsa pagat janë rritur 3.5 përqind gjatë së njëjtës periudhë.

Hotele
Shifra e afarizmit është ulur 21.6 përqind krahasuar me tremujorin e katërt 2011. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2011 është ulur 5 përqind. Numri i të punësuarve në Hotele është ulur 10.3 përqind në tremujorin e parë 2012 krahasuar me tremujorin e katërt 2011, ndërsa pagat e paguara janë ulur me 15.2 përqind gjatë të njëjtës periudhë.

Transporti
Transporti hekurudhor. Shifra e afarizmit në Transportin hekurudhor e vlerësuar me çmime korente ka shënuar ulje prej 57.6 përqind në tremujorin e parë 2012 krahasuar me tremujorin e parë 2011 ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues është ulur 59.8 përqind.
Transporti Detar. Shifra e afarizmit në Tranportin detar e vlerësuar me çmime korente është ulur 19.6 përqind krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është ulur 19.3 përqind.
Transporti Ajror. Shifra e afarizmit në Transportin ajror e vlerësuar me çmime korente ka shënuar ulje prej 2.5 përqind në tremujorin e parë 2012 ndaj tremujorit të parë 2011. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues është ulur 15.6 përqind. Agjensitë e udhëtimit. Shifra e afarizmit në Agjensitë e udhëtimit është ulur me 4.2 përqind në tremujorin e parë 2012 krahasuar me tremujorin e parë 2011. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është ulur 17.9 përqind.

Posta dhe Komunikacioni
Shifra e afarizmit është ulur 9.4 përqind në shkallë vjetore. Krahasuar me tremujorin parardhës, ky tregues në aktivitetin postar paraqitet me ulje 14.6 përqind, ndërsa në Komunikacion paraqitet me ulje 24.8 përqind.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!

Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!