Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë të vitit 2016 vlerësohet me rritje prej 3,08 %, kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë.
 
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për ecurinë e ekonomisë, ku thekson se kontributi kryesor në këtë rritje është dhënë nga sektorët e tregtisë e restoranteve, nga Transporti dhe nga Ndërtimi.
 
Negativisht ka kontribuar Industria, Energjia dhe Uji me, Aktivitetet profesionale dhe Shërbime administrative.
 
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,57 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rënie me 2,35 %, dhe ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë nën grupi Industria Nxjerrëse duke shënuar rënie me 19,57 %.
 
Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 1,16 %.
 
Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 15,40 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 1,53 %.


dy.b/shqiptarja.com