INSTAT: Eksporti mbahet
me shitjen e mineraleve
Eksportet sërish ruajnë trendin rritës, edhe gjatë muajit gusht, por si tetëmujor ajo që po ”mban gjallë” shitjet e mallrave jashtë vendit është sektori i mineraleve të papërpunuara dhe naftës bruto.
TIRANE- Eksportet sërish ruajnë trendin rritës, edhe gjatë muajit gusht, por si tetëmujor ajo që po ”mban gjallë” shitjet e mallrave jashtë vendit është sektori i mineraleve të papërpunuara dhe naftës bruto. INSTAT shpalli statistikat e tregtisë së jashtme për muajin e kaluar, sipas të cilit rezulton që eksportet të kenë shënuar një rritje prej 5.8% për periudhën janar-gusht 2011, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Ritmi i rritjes së eksporteve është gjallëruar disi në raport me muajt e parë të vitit, por mbetet më i ulët në krahasim me rritjen dyshifrore të një viti më parë.
Ecuria kryesore pozitive në eksport po vjen kryesisht nga sektori i mineraleve dhe lëndëve djegëse, kryesisht si rrjedhojë e ecurisë së eksporteve të naftës. Sipas INSTAT, eksportet e grupmallit “minerale, lëndë djegëse dhe energji” u rritën me 28% me bazë vjetore në rreth 48.5 miliardë lekë. Ky grupmall përbënte 35% të totalit të eksporteve në fund të muajti gusht, duke kaluar në sektorin më të rëndësishëm të eksporteve shqiptare.
Ndërkohë, fasonet po vuajnë krizën që prej një viti. Eksportet e tekstile e këpucëve ranë me 5.1% me bazë vjetore në 41.2 miliardë lekë për periudhën janar-gusht, duke humbur vendin e parë në eksportet shqiptare sipas grupmallrave.
Edhe grupmalli tjetër i rëndësishëm, ai “materiale ndërtimi e metale” ka shënuar rënie, i ndikuar dhe nga ndërprerja e eksporteve të çimentos drejt Kosovës për rreth dy muaj, si rrjedhojë e vendosjes së taksës prej 35% nga pala kosovare. Eksportet e këtij grupmalli ranë me 9% në tetë muajt e parë të vitit, në krahasim me janar-gusht 2011.
INSTAT tha se, lidhur me ecurinë njëmujore, në gusht 2012 u eksportuan 17 miliardë lekë mallra, me ulje 12.7 për qind në krahasim me korrikun 2012, por rritje me 26.9 për qind në krahasim me gushtin 2011. Në të njejtën periudhë, u importuan 45.3 miliardë lekë mallra, me ulje 5 për qind në krahasim me kjorrikun 2012 dhe ulje 1.9 për qind në krahasim me gushtin 2011.
Si rezultat i kësaj ecurie, defiçiti tregtar i këtij muaji është 28.3 miliardë lekë, duke shënuar rritje 0.4 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe ulje 13.8 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2011.
Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 33.1 për qind, ndërsa me Greqinë është 7.1 për qind e totalit.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.7%
-
Jo
51.8%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 1841
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46
-
Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë (VIDEO)
25 Nëntor, 20:35
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Media: Netanyahu pranoi armëpushimin në Liban nga frika e "ndëshkimit" të Biden në OKB
25 Nëntor, 20:01
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora
25 Nëntor, 19:48
-
'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?
25 Nëntor, 19:36
-
E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që drejtonte zetorin (EMRI)
25 Nëntor, 19:18
-
Fier/ Një grua gjendet e plagosur rëndë anash rrugës, vdes më pas në spital! Dyshohet se u aksidentua nga një mjet, hetime për drejtuesin
25 Nëntor, 19:10