INSTAT: Energjia elektrike
shënoi rritje me një të tretën

INSTAT: Energjia elektrike<br />shënoi rritje me një të tretën
TIRANE - Energjia elektrike e përftuar nga të gjitha burimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013 u rrit me 33 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2012. Sipas INSTAT-it, prodhimi i hidrocentraleve u rrit me 92.3 për qind, duke dhënë ndikimin kryesor në rritjen e burimeve të energjisë elektrike. Rritje prej 50.6 përqindësh ka shënuar energjia e prodhuar nga impjantet private e me koncension, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. TEC-et gjatë gjashtëmujorit të parë 2013 nuk kanë prodhuar energji elektrike.

Importi (përfshirë këmbimet) i energjisë është 1 miliard kilovatorë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm ishte 1,7 miliardë. Kjo sasi përbën 21.4 për qind të sasisë të energjisë elektrike të përftuar gjithsej në gjashtëmujorin e parë 2013, nga 44.9 për qind që përbënte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012.

Gjatë periudhës në fjalë humbjet në rrjet janë ulur me 4.6 për qind. Megjithatë, ato mbeten në nivele shumë të larta. Humbjet gjithsej për gjashtëmujorin e parë 2013 janë 1,77 miliardë kilovatorë, pra më shumë se sa importohet. Ato përbëjnë 37.2 për qind të sasisë së energjisë për përdorim. Humbjet në shpërndarje zenë 93 për qind të sasisë së energjisë së humbur në rrjet.

Përdorimi nga konsumatorët është rritur me 14.1 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë në vitin 2012. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën gati 2 miliardë kilovatorë dhe përbën 41.8 për qind të sasisë gjithsej të energjisë elektrike për përdorim. Energjia e konsumuar nga sektori i familjes është rritur me 13.5 për qind ndaj sasisë së energjisë elektrike të konsumuar.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën