INSTAT: GDP u rrit në 3-mujorin
e tretë, ndërtimi e transporti më keq

INSTAT: GDP u rrit në 3-mujorin <br />e tretë, ndërtimi e transporti më keq
TIRANE - Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë të vitit 2012 u rrit me 2.7 për qind kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2012 u rrit me 2.4 për qind, njoftoi INSTAT-i.

Në këtë tremujor degët që kanë pasur rritjet më të larta ishin posta dhe komunikacioni, industria dhe shërbimet e tjera përkatësisht me 21.6 për qind, 11.4 për qind dhe 9.1 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2011.

Degët që u paraqitën me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm ishin ndërtimi dhe transporti, që vijojnë rënien e theksuar, përkatësisht me -16.5 për qind dhe -11.5 për qind.
Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2012 me rritje u paraqit industria me 10.3 për qind, posta dhe komunikacioni me 3.3 për qind, ndërtimi me 1.4 për qind dhe transporti me 0.2 për qind.

Tregtia, hotelet dhe restorantet patën rënie krahasuar me tremujorin paraardhës me -0.2 për qind. Dega e bujqësisë për këtë tremujor u rrit 5.6 për qind kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2011 dhe 1.3 për qind kundrejt tremujorit paraardhës.

(gk/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje