INSTAT: Inflacioni 1.9% për muajin
Shkurt mbetet nën kufirin minimal
PDF-

INSTAT: Inflacioni 1.9% për muajin<br />Shkurt mbetet nën kufirin minimal<br />PDF-
TIRANË - Në muajin Shkurt 2014, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit (inflacioni) është 1,9%, njoftoi Instituti i Statistikave. Një vit më parë, në të njëjtin muaj inflacioni ishte në masën 2.5%.
 
Në këtë mënyrë, niveli i inflacionit vijon të mbetet nën kufirin minimal të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë (2-4%) për të disatin muaj radhazi. Sipas BSH, kjo situatë vjen nga rënia e konsumit dhe vështirësitë financiare të qytetarëve dhe biznesit.
 
Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “pije alkoolike dhe duhan” me 6,3 % pasuar nga grupi “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 5,6 %, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,9 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,0 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 1,9 % etj.
 
Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “veshje dhe këpucë” me 3,4 %, pasuar nga grupi “komunikimi” me 2,8 %, dhe “shëndeti” me 1,3 % etj.
 
Rritja vjetore në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi ”Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,14 pikë përqind. Në këtë grup çmimet e nëngrupit “fruta” janë rritur me 16,7 % dhe nëngrupit “zarzavate” me 13,7 %. Ndërsa çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 4,4 % pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 3,8 %, “kafe, çaj e kakao” me 1,6 %, “qumësht, djath e vezë me 0,6 % etj. Rritja e çmimeve të grupit ”Pije alkoolike dhe duhan” ka kontribuar me 0,23 pikë përqind në ndryshimin vjetor.
 
Krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11,6 %. Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me 0,33 pikë për qind. Në këtë grup çmimet e materialeve për mirëmbajtjen e shtëpisë u rritën me 2,6 % dhe çmimi i ujit të pijshëm me 0,7 %.

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit