Inflacioni ka vijuar të mbetet nën nivelin e objektivit minimal prej 2 përqindësh, të caktuar prej Bankës së Shqipërisë, duke qenë se çmimet e ulëta reflektojnë një konsum të dobët.
Në muajin qershor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %. Krahasuar me muajin qershor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 8,2 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 %,“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1 %, etj.
Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 6,3 % pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 2,0 %, “Komunikimi” me 1,3 %, etj.
Çmimet e nëngrupit “fruta” janë rritur me 14,6 % krahasuar me një vit më parë dhe nëngrupit “zarzavate” me 12,4 %.
Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 6,2 %, pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 4,5 %, “kafe, çaj e kakao” me 3,1 %, “peshk” me 2,3 %, etj.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com