INSTAT: Inflacioni në muajin mars
2.4 %, 1 vit më parë vetëm 1 %

INSTAT: Inflacioni në muajin mars <br />2.4 %, 1 vit më parë vetëm 1 %
TIRANE - Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin mars shënoi një rritje prej 0.3 përqindësh krahasuar me muajin e mëparshëm, -bëri të ditur INSTAT-i. Ndryshimi vjetor i indeksit mars 2013/mars 2012 është 2.4 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte shumë më i vogël: 1 për qind.

Rekordin negativ të rritjes së çmimeve e mbajnë produktet ushqimore. Brenda 31 ditëve të muajit, janë rritur, krahasuar me muajin e mëparshëm, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” në masën 1.2 për qind.

Rritja më e madhe prej 5.4 përqindësh brenda muajit vërehet në nëngrupin ”fruta”. Rritje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmenden rritjet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet” me 4.1 për qind, ”sheqer e ëmbëlsira” me 0.5 për qind, ”mish” me 0.1 për qind, etj.

Indeksi i grupit “Qera, ujë lëndë djegëse dhe energji” ka shënuar një ulje 0.2 për qind, që ka ardhur si rezultat i uljes së çmimit të lëndëve djegëse me 0.5 për qind. Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.1 për qind dhe çmimi i benzinës një ulje po prej 0.1 për qind.

Indeksi i grupit ”Mallra dhe shërbime të tjera” ka shënuar një ulje 4.6 për qind, që ka ardhur kryesisht si rezultat i uljes së tarifave të sigurimit të automjeteve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve