INSTAT: Inflacioni në tetor
në nivelin 1.7 për qind

INSTAT: Inflacioni në tetor<br />në nivelin 1.7 për qind
TIRANE - Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin tetor 2013 ka qenë 1.7 për qind më i lartë se në tetorin e vitit të kaluar. E bën të ditur këtë Instituti i Statistikave.

Një vit më parë rritja e çmimeve, gjithnjë në bazë vjetore, ka qenë 2.4 për qind në tetor. Niveli i inflacionit vijon të jetë nën kuotën e parapëlqyer nga Banka e Shqiprisë (2-4%), si rezultat kryesisht i rënies së konsumit të brendshëm.

Krahasuar me muajin e mëparshëm indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi ulje 0.1 për qind. Ulja më e madhe prej 3.9 për qind vërehet në nëngrupin ”fruta”. Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, si ”peshk” me 1.3 për qind, ”sheqer dhe ëmbëlsira” me 0.8 për qind, ”mish” me 0.1 për qind, etj.

Indeksi i nëngrupit ”zarzavate përfshirë patatet” shënoi rritje 3.8 për qind.

Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar rritje prej 0.4 përqind, kurse i grupit ”Komunikim” shënoi ulje prej 2.9 për qind, kryesisht si rezultat i uljes së tarifave të shërbimit të telefonisë celulare.

Indeksi i grupit ”Transporti” ka shënuar ulje prej 0.1 për qind. Brenda këtij grupi çmimi i naftës nuk ka ndryshuar, ndërsa çmimi i benzinës shënoi ulje prej 0.1 për qind.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)