Rritja e ekonomisë shqiptare në vitin e shkuar ishte 2.02%, sipas vlerësimit të parë të plotë statistikor për rritjen ekonomike të vitit 2014, publikuar nga INSTAT, ditën e djeshme.

Këto të dhëna tregojnë një rritje disi më të lartë krahasuar me vlerësimin prej rreth 1.89%, që mbështetej në statistikat tremujore për vlerën e shtuar bruto.

Edhe shifra prej 2.02% është një vlerësim paraprak, ndërsa të dhënat finale për rritjen ekonomike të vitit 2014 do të publikohen vitin e ardhshëm.

Sidoqoftë, këto të dhëna tregojnë se rritja ekonomike e vitit 2014 është afro dy herë më e lartë në raport me rritjen prej 1.11% të vitit 2013.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)