Papunësia u rrit me 0.2 pikë përqindje në 3 ujorin e tretë të këtij viti, sipas raportit të Institutit të Statistikave. Sipas INSTAT-it, nga 17.3% që ishte në fund të qershorit, niveli i papunësisë u rrit në 17.5% në tremujorin e tretë. Papunësia është rritur edhe krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar, kur ky tregues ishte 17.4%. Të dhënat tregojnë se në harkun kohor të një viti, pra shtator 2014 deri në shtator 2015, ekonomia ka prodhuar 20 mijë e 630 vende të reja pune. Por, ky ritëm i krijimit të vendeve të reja të punës ka qenë i pamjaftueshëm për të mbuluar shtesën në forcën punëtore gjatë këtij viti.
/Shqiptarja.com









