INSTAT,  tregtia me pakicë shënon
rritje gjatë muajit shtato

TIRANE- Tregtia me pakicë ka shënuar rritje në fund të shtatorit të vitit 2013. Po gjatë kesaj periudhe shitja e automjeteve ka pasur rritje krahasuar me periudhën maj-qershor të vitit 2013. Të dhënat i ka bërë të ditura INSTAT-i.

Në 3-mujorin e tretë 2013, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë arriti 184.1% kundrejt vitit bazë, që është viti 2005. Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 2,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012, dhe 6,5% krahasuar me 3-mujorin paraardhës.

Në këtë 3-mujor, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 4.9% krahasuar me të njëjtin 3-mujor të vitit 2012. Në 3-mujorin e tretë 2013, në grupin “Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave“, indeksi i volumit të shitjeve është ulur 5,3% krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2012, dhe është rritur 4,8% krahasuar me 3-mujorin paraardhës.

Shkrimi u publikua sot (05.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë