INSTAT: Ndërmarrjet e huaja
në Shqipëri, 2% e totalit

TIRANE - Bizneset e huaja zënë rreth 2.1% të totalit të sipërmarrjeve në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i bizneseve të huaja që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri arriti në 2.417 në fund të vitit 2012.

Numri i ndërmarrjeve ekonomike në pronësi të shtetasve apo subjekteve të huaja u rrit vitin e kaluar me rreth 6.5% krahasuar me vitin 2011. Investitorët e huaj e kanë përqëndruar më shumë aktivitetin e tyre në sektorin e shërbimeve, ndërsa ndërmarrjet e huaja prodhuese janë pakësuar.

Në fund të vitit 2011, në Shqipëri ishin të regjistruara 744 biznese të huaja prodhuese, ndërsa në fund të vitit 2012 numri i këtyre ndërmarrjeve ra në 716. Sipërmarrjet e huaja prodhuese janë të ndara mes industrisë dhe ndërtimit, ndërsa një numër shumë i vogël prej tyre kanë aktivitet në bujqësi dhe peshkim.

Rritja e numrit të ndërmarrjeve të huaja ka qënë e gjitha në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve të tjera, ku bizneset e huaja kanë arritur në mbi 1.700, 11.5% më shumë nga sa ishin në fund të vitit 2011. Rritje gjatë vitit të kaluar njohu edhe numri i ndërmarrjeve të përbashkëta, në masën 6.2%.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove