INSTAT: Ndërtimi në rënie 16%
Rriten industria dhe tregtia

INSTAT: Ndërtimi në rënie 16% <br />Rriten industria dhe tregtia
TIRANE - Instituti i Statistikave pa publikuar statistikat afatshkurtëra për tremujorin e dytë të këtij viti në ekonomi. Sipas tyre, ndërtimi, ndonëse ka një kthesë minimale ndaj tremujorit të parë, vijon rënien në prodhim, shkurtimet e punonjësve dhe uljene pagave të tyre. Industria, ndërkohë ka një rritje sidomos në degën nxjerrëse të naftës e mineraleve. Transporti ka rënie të ndjehsme në të gjitha degët e tij, ndërkohë që hoteleria ka mbetur praktikisht e pandryshuar nga vjet. Sa më poshtë, vijojnë shifrat sipas sektorëve.

Industria
Industria në tremujorin e dytë, krahasuar me tremujorin e pare 2012 ka një rritje prej 19.0 përqindësh. Krahasuar me tremujorin e dytë 2011 rritja është 7.2 për qind. Volumi i prodhimit industrial ka një rritje 29.0 për qind në tremujorin e dytë 2012 ndaj tremujorit të parë 2012, ndërsa krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit të mëparshëm rritja është 73.5 për qind.
Numri i të punësuarve në industri ulet me 2 për qind në
tremujorin e dytë.

Në industrinë nxjerrëse, shifra e afarizmit e vlerësuar me çmime fikse paraqitet me rritje prej 6.5 për qind në tremujorin e dytë 2012 krahasuar me tremujorin paraardhës. Krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit të mëparshëm rritja është 23.5 për qind. Volumi i prodhimit industrial ka një rritje prej 13.0 për qind në tremujorin e dytë 2012 krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë 2011 rritja është 35.9 për qind.

Në industrinë përpunuese, shifra e afarizmit vlerësuar me çmime fikse ka rritje 30.2 për qind në tremujorin e dytë 2012 krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit paraardhës rritja është 1.5 për qind.

Volumi i prodhimit industrial në tremujorin e dytë 2012 ka rritje 19.5 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës. Krahasuar me tremujorin e dytë 2011 volumi i prodhimit në industrinë përpunuese është rritur 0.1 për qind.

Numri i të punësuarve në industrinë përpunuese është ulur 2.6 për qind në tremujorin e dytë 2012 krahasuar me tremujorin paraardhës.

Ndërtim
Shifra e afarizmit është ulur 15.5 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e pare 2012 është rritur 1.4 për qind. Volumi i prodhimit është ulur 10 për qind krahasuar me tremujorin e dytë 2011. Krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues shënon rritje 3.4 për qind. Numri i të punësuarve në ndërtim është ulur me 2.8 për qind në tremujorin e dytë 2012 krahasuar me tremujorin e dytë 2011, ndërsa pagat janë ulur me 3.8 për qind gjatë të njëjtës periudhë.

Tregtia me shumicë
Shifra e afarizmit është rritur 9 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës rritja është 11.1 për qind. Numri i të punësuarve është rritur 7.2 për qind në tremujorin e dytë 2012 krahasuar me tremujorin e dytë 2011, ndërsa pagat janë rritur 10.2 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

Hotele
Shifra e afarizmit është rritur 38.1 për qind krahasuar me tremujorin e parë 2012. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2011 është rritur 1.6 për qind. Numri i të punësuarve në hotele është rritur 12 për qind në tremujorin e dytë 2012 krahasuar me tremujorin e pare 2012, ndërsa pagat janë rritur me 11.4 për qind
gjatë të njëjtës periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i të punësuarve është ulur 11.7 për qind ndërsa pagat janë ulur 6.3 për qind.

Transporti
Transporti hekurudhor. Shifra e afarizmit në transportin hekurudhor ka shënuar ulje prej 52.3 për qind në tremujorin e dytë 2012 krahasuar me tremujorin e dytë 2011 ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues është rritur 21.4 për qind.
Transporti Detar. Shifra e afarizmit është ulur 12.9 për qind krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur 29 për qind.
Transporti Ajror. Shifra e afarizmit ka shënuar ulje prej 23.8 për qind në tremujorin e dytë 2012 ndaj tremujorit të dytë 2011. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues është rritur 15.6 për qind.
Agjensitë e udhëtimit. Shifra e afarizmit është ulur me 11.9 për qind në tremujorin e dytë 2012 krahasuar me tremujorin e parë 2011. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur 14.4 për qind.

Posta dhe Komunikacioni
Shifra e afarizmit rritet me 2.7 për qind në tremujorin e dytë 2012 në krahasim me tremujorin e dytë 2011, ndërsa në komunikacion ky tregues është rritur 9.8 për qind për të njejtën periudhë. Krahasuar me tremujorin parardhës, ky tregues në aktivitetin postar paraqitet me rritje 7 për qind, ndërsa në komunikacion paraqitet me rritje 25.4 për qind. Numri i të punësuarve në aktivitetin postar rritet 2.8 për qind dhe pagat e paguara nga ndërmarrja rriten me 7.4 për qind, ndërsa në komunikacion, numri i të punësuarve ulet 1.9 për qind dhe pagat rriten me 2.7 për qind, gjatë periudhës tremujori i dytë 2012 krahasuar me tremujorin e dytë të 2011-ës.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë

Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë