INSTAT ndryshon metodën
rritet numri i të papunëve

INSTAT ndryshon metodën<br />rritet numri i të papunëve
TIRANE- Pranvera Elezi, për­gje­gjëse në sektorin e Punë Pagav­e në INSTAT, thotë se – “Sipas standarteve ndërkombëtare të zbatuara deri më sot në të gjitha vendet, të gjithë personat e angazhuar në punë prodhuese për vetëkonsum klasifikohen si të punësuar nëse prodhimi që marrin zë një peshë të rëndësishme në konsumin total të familjes, ndërsa në standartet e reja ndërkombëtare të miratuara nga ONP në tetor të vitit 2013, prodhuesit e produkteve ushqimore për jetesë nuk klasifikohen si të punësuar”-Në rezolutën e re për qëllime referimi përcaktohet koncepti “punë” dhe jepen konceptet operacionale, përkufizimet dhe udhëzimet për nënkategoritë e veçanta të aktiviteteve të punës.
 
Ju lutem a mund të na thoni se çfarë ndryshimesh sjellin standartet e reja ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) për llogaritjen e papunësisë?
Standardet e reja mbi llogaritjen e punësimit janë ndërkombëtare dhe do të implementohen gradualisht si nga vendet e Bashkimit Europian ashtu edhe nga vendet e tjera të botës. Për të përshtatur këto standarde me realitetin shqiptar, Ministria Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, e cila organizoi ditë më parë një konferencë me temë “Prezantimi i Standarteve të reja të ILO-s për Statistikat e Punës: Rëndësia e tyre për Strategjinë e re të Punësimit dhe Aftësive 2014-2020” nga Dr. Farhad Mehran, Konsulent i kësaj organizate.

Në këtë konferencë u sqarua rezoluta që ka miratuar Organizata Ndërkombëtare e Punësimit dhe forma se si do të implementohen ato në Shqipëri. INSTAT në këtë rast ka rolin e implemetuesit të ndryshimeve të reja metodologjike në matjen e papunësisë dhe treguesëve të tjerë që lidhen me të. Në tetor 2013, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka miratuar rezolutën që lidhet me statistikat e punës, punësimit dhe të nënpërdorimit të punës, rezolutë e cila ka zëvendësuar atë të vitit 1982 për statistikat e popullsisë ekonomikisht aktive, punësimit, papunësisë dhe nënpunësimit.

Në rezolutën e re për qëllime referimi përcaktohet koncepti “punë” dhe jepen konceptet operacionale, përkufizimet dhe udhëzimet për nënkategoritë e veçanta të aktiviteteve të punës (referuar si format e punës). Në standartet e reja ndërkombëtare  prodhuesit e produkteve ushqimore për jetesë (Subsistence foodstaff producers) ,përbëjnë një nëngrup të rëndësishëm të personave në punë prodhuese për vetëkonsum. Këta persona përcaktohen si persona që kryejnë ndonjë aktivitetet me qëllim prodhimin e produkteve ushqimore nga bujqësia, peshkimi, gjuetia apo grumbullimi të cilat kontribuojnë në sigurimin e jetesës së familjes. 

Sipas standarteve ndërkombëtare të zbatuara deri më sot në të gjitha vendet, të gjithë personat e angazhuar në punë prodhuese për vetëkonsum klasifikohen si të punësuar nëse prodhimi që marrin zë një peshë të rëndësishme në konsumin total të familjes. Kjo do të thotë që dhe nëngrupi “prodhuesit e produkteve ushqimore për jetesë” është klasifikuar si i punësuar. Ndërsa në standartet e reja ndërkombëtare të miratuara nga ONP në tetor të vitit 2013, prodhuesit e produkteve ushqimore për jetesë nuk klasifikohen si të punësuar, por ky grup trajtohet si një grup i veçantë.

Çfarë ndikimi do të ketë llogaritja e papunësisë me standartet e reja? A ishte e gabuar llogaritja e papunësisë e bërë më parë nga INSTAT?
Formula e llogaritjes së shkallës së papunësisë nuk ka ndryshuar. Ndryshimi qëndron në dy konceptet e reja të punës të cilat reflektohen më pas në numrin e forcës së punës. Koncepti i parë: Punëzënia (Work) përfshin çdo aktivitet të kryer nga personat e cilësdo gjini apo moshë, për të prodhuar të mira apo për të ofruar shërbime për përdorim nga të tjerët ose nga vetë personat.

Koncepti i dytë: Persona të punësuar  (persons in employment) përcaktohen të gjithë personat në moshë pune të cilët gjatë një periudhe të shkurtër reference ishin të angazhuar në ndonjë aktivitet për prodhimin e të mirave apo shërbimeve kundrejt një page ose fitimi. Nëse në standartet ndërkombëtare të mëparshme (para tetorit 2013) Punëzënia dhe persona të punësuar ishin i njëjti koncept, tani “persona të punësuar” dallon nga “Punëzënia”.

Kjo do të thotë që sipas standarteve të reja ndërkombëtare treguesi për shkallën e papunësisë rezulton më i lartë. Pra sipas llogaritjeve të përbashkëta të kryera nga Dr. Mehran dhe INSTAT, me metodën e re të matjes së treguesve të tregut të punës, shifrat pësojnë ndryshime. Konkretisht, papunësia për vitin 2012, kur është kryer dhe llogaritja, nga 13 % që ishte rezulton të dalë 21.3 %. Kjo nuk do të thotë që shifra e mëparshme ishte gabim, por ky ndryshim konceptual në llogaritjen e këtij treguesi sjell të dhëna të reja në lidhje me papunësinë, forcat e punës dhe tregues të tjerë që lidhen me to.

Sipas Dr. Mehran, ky ndryshim i ardhur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, i përshtatet më mirë realitetit shqiptar ku një pjesë e mirë e popullsisë (48% sipas censusit 2011) jetojnë në zonat rurale dhe kanë aktivitet kryesor bujqësinë. Instat këtë metodologji do ta adoptojë gradualisht, pasi deri tani edhe vendet e tjera janë në fazën përgatitore të ndryshimeve metodologjike që rrjedhin nga rezoluta.
 
Si qëndron raporti mes shkallës së papunësisë së të rinjve me papunësinë në shkallë vendi?
Ashtu si dhe në vendet fqinje dhe vendet e tjera të BE-së, dhe në Shqipëri shkalla e papunësisë së të rinjve mbetet në nivele të larta. Raporti i shkallës së papunësisë së të rinjve në raport me shkallën e papunësisë për popullsinë 30-64 vjeç është 1,9, e thënë ndryshe  shanset që një i ri të gjejë punë në tregun e punës janë 1,9 herë më të vogla  sesa për pjesën tjetër të të papunëve.

Shkrimi u publikua sot (15.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve