INSTAT: Në 2014 janë 78 844 më
shumë të punësuar se në 2013
INSTAT: Punësimi u rrit me 3.7 %
PDF/Anketa e plotë e Forcave te Punës

INSTAT: Në 2014 janë 78 844 më<br />shumë të punësuar se në 2013<br />INSTAT: Punësimi u rrit me 3.7 %<br />PDF/Anketa e plotë e Forcave te Punës
TIRANE - Instituti i Statistikave ka paraqitur shifra zyrtare që tregojnë se gjatë vitit 2014, ka 78 mijë e 844 persona të punësuar më shumë se viti 2013. Në një dalje për mediat ishte drejtori i ISTAT, Gjergj Filipi, i cili paraqiti edhe të dhënat zyrtare.

Filipi iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve në lidhje, me mos patjen e të njëjtave shifrave me ato të qeverisë që janë 81 mijë vend të reja pune, por gjithashtu pse ka një rritje të të punësuarve por edhe rritje të përqindjes së të papunëve.

Dy sektorët që kanë shënuar më shumë rritje të punësimit janë sektori i industrisë dhe bujqësisë.

Sa i përket punësimit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1 milionë e 43 mijë e 58 persona, ndësa të papunë rezultojnë 219 mijë e 585 vetë.

Në bazë të të dhenave të punësimit në Shqipëri, 32,4 % e të rinjve të moshës 15-29 vjeç janë të papunë, ndërsa për moshën 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 17,4 %. Sipas INSTAT në sektorin e industrisë ka një rritje prej 9.7%, ndërsa në sektorin e bujqësisë 9.6 %. Rritja e punësimit në sektorin e shërbimeve është 6%.
 

grafiku 1 INSTAT


grafiku 2 INSTAT


grafiku 3 INSTAT


grafiku 4 INSTAT



grafiku 5 INSTAT


Papunësia në tremujorin e tretë të vitit ra lehtë në 17.4%, nga 17.7% që kishte qënë në tremujorin e dytë të këtij viti. Mbështetur në të dhënat e anketës së forcave të punës nga INSTAT, ky është tremujori i dytë radhazi që papunësia për popullsinë në moshë pune regjistron rënie. Sidoqoftë, papunësia ngelet në nivele më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ekonomia shqiptare preku momentin më të vështirë, në terma të rritjes, por njëkohësisht kjo është edhe rezultat i ndryshimit të metodologjisë së matjes së fenomenit.

Papunësia është më e lartë te meshkujt, e llogaritur në nivelin 19.6%, ndërsa për femrat ky tregues është 14.5%. Sipas INSTAT-it, shkalla e punësimit është 52.3%, vlerë ende mjaft e ulët, por në trajektore pozitive, me një rritje prej 3.7 pikësh përqindjeje krahasuar me vitin e kaluar.

Një zhvillim pozitiv gjatë këtij viti është edhe rritja e pjesëmarrjes në forcat e punës, që tregon se ka më shumë individë aktivë në kërkim të një pune. Ky tregues ka arritur në 63.4% për popullsinë në moshë pune, në rritje me 5.5 pikë përqindjeje që nga fillimi i vitit.

Por pjesëmarrja mbetet tepër e ulët për femrat, ku vetëm 53% e tyre bëjnë pjesë në forcën aktive të punës. Po kështu, për tregues të veçantë, si papunësia tek të rinjtë, situate është serioze dhe mbetet shumë për të bërë nga qeveria. Për grupmoshën nga 15 deri në 29 vjeç niveli i papunësisë është 32.4%, ende shumë i lartë, megjithë uljen me një pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Tregu i punës ofron më shumë mundësi për grupmoshën nga 30 deri në 64 vjeç, ku niveli i papunësisë është shumë më i ulët se për grupmoshat e tjera: 12.4%.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

‘Drejtësia’, Rama: Edhe lëkurën tonë s’e kemi mbajtur larg zjarrit! PS s’e ka fituar imunitetin nga korrupsioni

‘Drejtësia’, Rama: Edhe lëkurën tonë s’e kemi mbajtur larg zjarrit! PS s’e ka fituar imunitetin nga korrupsioni