/ATSH/- Në muajin gusht 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 15 miliardë lekë, duke u ulur me 17,6 % në krahasim me gusht 2014 dhe 32,1 % në krahasim me korrik 2015.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave, importet e mallrave në muajin gusht 2015 arritën vlerën 40 miliardë lekë, duke u ulur me 10,3 % në krahasim me gusht 2014 dhe 23,6 % në krahasim me korrik 2015. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 25 miliardë lekë, duke u ulur me 5,0 % krahasuar me gusht 2014 dhe 17,2 % në krahasim me korrik 2015.
Ulja vjetore e eksporteve prej 17,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet "minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me -17,3 pikë përqindje, "materiale ndërtimi dhe metale" me -2,7 pikë përqindje,
"lëkurë dhe artikuj prej tyre me -0,4 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet "ushqime, pije, duhan" me +2,1 pikë përqindje, "tekstile dhe këpucë" me +0,9 pikë
përqindje, "produkte kimike dhe plastike" me +0,05 pikë përqindje
Ulja vjetore e importeve prej 10,3 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet "minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me -8,0 pikë përqindje, "materiale ndërtimi dhe metale" me -2,0 pikë përqindje, "produkte
kimike dhe plastike" me -1,4 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet "tekstile dhe këpucë" me +0,9 pikë përqindje, "ushqime, pije, duhan" me +0,7 pikë përqindje.
Në muajin gusht 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me gusht 2014 janë Italia me 3,6 %, Kosova me 4,1 % dhe Maqedonia me 10,9 %. Ndërsa vendet me të
cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Spanja me 7,4 %, Gjermania me 49,5 % dhe Greqia me 0,6 %. Në muajin gusht 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me gusht 2014 janë Turqia me 26,2 %, Rusia me 9,7 % dhe Kroacia me 114,6 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 7,7 %, Greqia me 35,9 % dhe Kina me 7,7 %.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 63,0 % të gjithë tregtisë. Në gusht 2015, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,3 % të
importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (32,6 %), Greqia (7,2 %), Turqia (6,6 %), dhe Kina (6,6 %).