INSTAT: Në shtator inflacioni ra në 1.5 %

TIRANË, 8 Tetor/ATSH/- Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin shtator 2014, arriti 116,3 %. Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, publikuar sot, në muajin shtator 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit, ose inflacioni është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %.
Rritja vjetore në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi "ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,83 pikë përqindje. Çmimet e grupit "mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me +0,43 pikë përqindje. Çmimet e grupit "pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit "transport" dhe "hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar respektivisht me +0,09 dhe +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit "shëndeti" kanë kontribuar me - 0,20 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Grupi "veshje dhe këpucë" ka kontribuar me - 0,10 pikë përqindje.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin shtator 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "mallra dhe shërbime të ndryshme" me 8,7 %, pasuar nga grupi "pije alkoolike dhe duhan" me 6,8 %. Brenda këtij grupi krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11,7 %. Grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me 2,1 %. Në këtë grup çmimet e nëngrupit "zarzavate përfshirë patatet" janë rritur me 20,1 %, pasuar nga nëngrupi "fruta" me 2,2 %, nëngrupi "qumësht, djathë e vezë" me 1,7 %, etj. Çmimet e nëngrupit "vajra dhe yndyrna" u ulën me 7,0 %, pasuar nga nëngrupi "sheqer e ëmbëlsira" me 3,8 %, "kafe, çaj e kakao" me 3,3 %, etj. Grupi "hotele, kafene dhe restorante" u rrit me 1,8 %, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin "shëndeti" me 5,7 % pasuar nga grupi "veshje dhe këpucë" me 1,9 %, "Komunikimi" me 0,3 %, etj.
Ndryshimi mujor i indeksit është 0,3 %. Krahasuar me muajin gusht 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Argëtim dhe Kulturë" me 0,8 % pasuar nga grupi "Veshje dhe Këpucë" me 0,6 %, "Komunikim" me 0,6 % dhe "ushqime dhe pije joalkolike" me 0,5 %. Ulja mujore më e madhe vërehet në grupin "transport" me 0,2 %./a.gjonaj//m.m/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen