INSTAT:Nëntor,deficiti tregtar rritje
vjetore 10.5%, arrin në 26 mld lekë

INSTAT:Nëntor,deficiti tregtar rritje<br />vjetore 10.5%, arrin në 26 mld lekë
Në muajin Nëntor 2014 eksportet e mallrave arritën vlerën 21 mld lekë, duke u rritur me 1,2 % në krahasim me Nëntor 2013 dhe duke u ulur me 4,6 % në krahasim me Tetor 2014, njoftoi Instituti i Statistikave.

Rritje më të madhe vjetore kanë patur eksportet e grupeve: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 30,9 %, “Ushqime, pije, duhan” me 26,0 % dhe “Tekstile dhe këpucë” me 14,6 %. Rënie më të madhe vjetore patën eksportet e grupit “Lëkurët dhe artikujt prej tyre” me 24,3%.

Në muajin Nëntor 2014 importet e mallrave arritën vlerën 48 mld lekë, duke u rritur me 6,1 % në krahasim me Nëntor 2013 dhe duke u ulur me 9,1 % në krahasim me Tetor 2014.

Rritje më të madhevjetore kanë patur importet e grupeve: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 26,0 %, “Prodhime druri dhe letre” me 20,0 % dhe “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 13,1 %. Rënie më të madhe vjetore paten importet e grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 10,7 %.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 mld lekë, duke shënuar një rritje me 10,5 % krahasuar me Nëntor 2013 dhe duke u ulur me 12,5 % në krahasim me Tetor 2014.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 65,3 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (37,7 %), Greqia (6,8 %), Kina (6,4 %) dhe Turqia (6,0 %).




Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Skema e mashtrimit në Tiranë/ 53 mln lekë dëm shtetit duke shmangur detyrimet tatimore, 1 në burg, 3 detyrim paraqitje! Të përfshirë edhe zyrtarë të administratës

Skema e mashtrimit në Tiranë/ 53 mln lekë dëm shtetit duke shmangur detyrimet tatimore, 1 në burg, 3 detyrim paraqitje! Të përfshirë edhe zyrtarë të administratës