INSTAT nis testimin për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, censusi do të bëhet vitin e ardhshëm dhe do të kushtojë 16 mln euro! U shty prej pandemisë dhe zgjedhjeve

TIRANË-Pas pak ditësh do të nisë faza pilot për censin e Popullsisë dhe Banesave që do të zhvillohet në vitin 2022. Drejtorj a e INSTAT, Elsa Dhuli ka sqaruar për mediat rëndësinë dhe objektivat e fazës së pilotimit.

“ INSTAT në periudhën 4 tetor deri më 15 nëntor 2021 do të zhvillojë fazën Pilot për Censin e Popullsisë dhe Banesave. Piloti i Censit është një test gjithëpërfshirës. Ai do të testojë përshtatshmërinë e të gjithë procedurave të Censit. Qëllimi kryesor i Censit Pilot është të provojë në kushte reale hartografinë, metodologjinë, strukturën organizative, sistemin e mbledhjes së të dhënave me tablet, planifikimin logjistik dhe ndërveprimin midis të gjitha burimeve të planifikuara për t'u angazhuar në vetë numërimin aktual”, tha drejtoresha Dhuli.

Pilot Censi do të zhvillohet në 50 zona në 9 bashki të vendit.

“Zonat ku do te zhvillohet Piloti janë me diversitet të lartë: Zona urbane dhe rurale; me kushte të ndryshme socio-ekonomike, me përbërje popullsie minoritare dhe në zona kodrinore dhe malore. Konkretisht janë përzgjedhur 50 Zona Censi ne 9 bashki të vendit: Fushë Arrëz, Dibër, Tiranë, Kamëz, Durrës, Korçë, Pustec, Selenicë dhe Dropull. Rezultatet e Censit Pilot do të analizohen me kujdes nga INSTAT për të marrë masa për kryerjen me sukses të Censit të Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2022”, u shpreh Dhuli.

Procesi i Censit është regjistrimi i popullsisë dhe banesave në vend, dhe përpos faktit që përditësohen të dhënat statistikore, është i rëndësishëm edhe për hartimin e strategjive socio-ekonomike dhe planeve për zhvillim të qëndrueshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.

Censi ishte planifikuar të zhvillohet në vitin 2020 por fillimisht u shty prej situatës së krijuar nga pandemia, dhe një tjetër shtyrje u bë për në vitin 2021 për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Censi është parashikuar të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro, dhe risi është përdorimi i pajisjeve elektronike në mbledhjen e informacionit.

Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën