INSTAT: Numri i aksidenteve
rrugore u ul me 20% në jana

Në muajin Janar 2017 kanë ndodhur në total 119 aksidente rrugore.

Në krahasim me Janar 2016, numri i aksidenteve rrugore u ul me 20,1 %.

Të dhënat vijnë përmes Institutit të Statistikave,sipas të cilit, numri i të aksidentuarve në janar 2017 është 158 persona nga 202 që ishte një vit më parë.

Numri mesatar i personave të vdekur gjatë muajit Janar është 22 dhe krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,8 %.

Aksidentet rrugore, në 83 % të rasteve, kanë ndodhur nga sjellja e drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë I aksidenteve (26,1 %) është kryer nga grup mosha 16 – 25 vjeç. Në Janar 2017 numri mesatar i të aksidentuarve (vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte 5 persona, krahasuar me mesataren e vitit 2016 ky numër u ul me 31,8 %.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve

Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve