/ATSH/- Në vitin 2014 numri i fermave bujqesore u rrit me 0,4% krahasuar me një vit më parë, bëri të ditur të hënën INSTAT.
Në raportin e publikuar mbi statistikat në sektorin e bujqësisë për vitin 2014, INSTAT informan se, madhësia mesatare e fermës u ul gjate ketij viti në 1,16 ha sipërfaqe nga 1.17 që ishte në vitin 2012.
Sipas INSTAT, prodhimi i perimeve në vitin 2014 ishte 950.000 ton duke shënuar një rritje prej 2,8 % krahasuar me një vit më parë.Ndersa prodhimi i perimeve gjatë 5 viteve të fundit u  rritur me 10,5%.
Prodhimi i patateve në vitin 2014 ishte 240.000 ton, duke shënuar një rritje me 1,4 % në krahasim me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të patates u arrit në qarkun e Korçës me 64.164 ton, e pasuar nga qarqet Fier me 35.044 ton dhe Elbasan me 31.756 ton.
Statistikat zyrtare tregojne se, numri i rrënjëve të drufrutorëve ka pësuar rritje në vitin 2014; në pemë frutore 2,89 %, ullirin 4,34 %, agrume 6,66 %, pjergulla 1,7 % dhe sipërfaqet me vreshta 2,01 %, ndersa prodhimi bujqesor po ndjek tredin rrites progresiv vit pas viti.