INSTAT nxjerr shifrat: Ekonomia u rrit 4.35 % në nëntëmujorin janar-shtator 2018

Instituti i statistikave njofton se sipas vlerësimit paraprak të Prodhimin e përgjithshëm të Brendshëm Bruto (PBB), se ekonomia shqiptare pati një rritje prej 4,35 %, për periudhën e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Sipas INSTAT kontributin kryesor në rritjen ekonomike e ka dhënë tregtia, industria përpunuese  e sektori energjitik, si edhe  grupi i aktiviteteve hotele restorante dhe transporti.

Ndërkohë, raportohet se dega kryesore që ka udhëhequr këtë zgjerimin ekonomik për tremujorin e tretë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017 është Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, që pati një rritje me 1,48 %. Thuhet se një ndër sektorët që ka patur një kontribut real ka qenë energjia elektrike , e cila ka ndikuar në rritjen reale të PBB-së me 1,32 pikë përqindje.

Sakaq, sipas raportit të instatit një rol kryesor që ka ndikuar në këtë rritje ka patur  Industria Përpunuese dhe Energjia Elektrike,  të cilat u rritën përkatësisht me 4,52 % dhe 79,12 %.

Gjithashtu, duke patur parasysh bazën vjetore informohet se  aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 5,42 %, bashkë me grupin e aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati të cilat shënuan një rritje prej  5,92 %, i ndikuar kryesisht nga Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor, i cili shënoi rritje me 20,11 %. Sa i përket grupit të aktiviteteve të Informacionit dhe Komunikacionit, shfaqet me një rënie prej 5,81 %.

Ndërkohë,positiv ka qenë aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit, i cili ka shënuar një rritje prej 2,99 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 1,55 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,90 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 1,18 %. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati rritje me 0,82 %. Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 2,95.

Si nëntëmujor rritja ekonomike arrin në vlerën 4. 35% , kryesisht për shkak të ecurisë së mirë në gjysmën e parë të vitit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja