Qarkullimi i bizneseve në sektorët kryesorë të ekonomisë vijoi të rritet edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e formalizimit.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Financave, Petrit Malaj, në 6-mujorin e parë të vitit qarkullimi i bizneseve shënoi një rritje prej 127 miliardë lekësh, ose 7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Rritja më e fortë u regjistrua në sektorin e tregtisë, me 10%, e ndjekur nga ndërtimi me 9%, shërbimet me 4% dhe prodhimi me 2%.
Sipas ministrit, kjo ecuri është rezultat i kombinimit të disa faktorëve, si rritja ekonomike apo formalizimi i ekonomisë.
“Qarkullimi i bizneseve në sektorët kryesorë vijon të rritet, duke konfirmuar një ekonomi më dinamike dhe më të formalizuar. Në 6-mujorin e parë të vitit 2026, qarkullimi i bizneseve u rrit me 127 miliardë lekë, ose 7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, shkruan Malaj.
Ndërkohë, edhe aktiviteti i biznesit ka vijuar të zgjerohet. Në fund të qershorit 2026, numri i bizneseve aktive në vend arriti në 148,270, ose 6% më shumë se një vit më parë.











Komente
Komento