TIRANE- Gjatë vitit 2013 papunësia në vend u rrit me 15.6%. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në 2013-n, niveli i papunësisë shënoi një rritje vjetore prej 2.2%. Mosha e cila rezulton të jetë e prekur më shumë nga papunësia sipas INSTAT-it, janë të rinjtë nga 15-34 vjeç me 30.2%, duke u rritur me 2.3% kundrejt vitit të mëparshëm.
Gjatë 2013-ës pati një rritje të shkallës së papunësisë për personat me arsim të lartë me rreth 1.8%. Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është me e lartë për personat me arsim të lartë, me 14.7% se sa për personat me arsim bazë apo 8 dhe 9-vjeçar.
Një tjetër tipar dallues i tregut shqiptar të punës, është pjesa relativisht e lartë e të papunëve të dekurajuar, të moshës 15-64 vjeç, të cilët në vitin 2013 përbënin 23% të të gjithë individëve ekonomikisht joaktivë, qofshin këta meshkuj apo femra.
Instituti i Statistikave konstaton se gjatë vitit që lamë pas, krahasuar me vitin e mëparshëm, numri i të punësuarve u ul me 11.2%.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com